Ekonomi

Biznesi i vogël i trembet kredisë, edhe në kushtet e mbijetesës

Pjesa dërrmuese e bizneseve të vogla në Shqipëri preferojnë të qëndrojnë larg bankave, duke mos marrë kredi për të zgjeruar aktivitetin.

Sipas Bankës Botërore, aktualisht vetëm 28.2 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kanë marrë kredi në bankë.



Kjo është norma më e ulët në Ballkan, kur në vendet e tjera, pjesa e bizneseve të vogla dhe të mesme që kanë marrë kredi për të zgjeruar aktivitetin luhatet nga 40 deri në 66 për qind.

Vështirësitë për të marrë kredi, por edhe mungesa e dëshirës, e ka futur sipërmarrjen e vogël në një kurth, i cili nuk e lë atë që të rritet.

Sipas Bankës Botërore, mbi 70 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri qëndrojnë në të njëjtën madhësi, ose tkurren, duke mbetur me produktivitet të ulët dhe duke mos krijuar punësim.

Për të çarë këtë rreth vicioz, qeveria ka ngritur disa skema financimi për bizneset e vogla, por sipas Bankës Botërore, pjesa dërrmuese e tyre kanë dështuar, duke e lënë sipërmarrjen e vogël në Shqipëri thjesht si biznes mbijetese.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas