Ekonomi

Bizneset në bregdet, Tatimet: 49% me shkelje – Do të kontrollohen mbi 16 mijë tatimpagues

Gjysma e sipërmarrjeve që operojnë në fushën e turizmit rezultojnë në shkelje, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë sezonit veror, strukturat e Hetimit Tatimor po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në këtë sektor, me fokus të veçantë në zonat bregdetare, me qëllim goditjen e informalitetit. Vetëm për periudhën 22 qershor-8 korrik janë kontrolluar 1,772 subjekte tregtare, nga të cilat 49% janë kapur në shkelje, e cila kap vlerën e rreth 30.4 milionë lekëve dëm në ekonomi.



“Numri më i lartë i penaliteteve është vendosur për moslëshim të kuponit tatimor dhe këto raste zënë rreth 22% ndaj totalit. Për tre subjekte, që nuk kishin lëshuar kupon tatimor për herë të dytë, u mor masa e mbylljes së veprimtarisë ekonomike për 30 ditë kalendarike, sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, nga kontrollet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, rezultoi se 54 subjekte ishin të paregjistruar në organin tatimor. Ndërsa u konstatuan 140 tatimpagues që disponon mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor. Për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, strukturat e specializuara të kësaj drejtorie penalizuan 144 subjekte”, shkruhet në njoftimin e tatimeve sa i takon rasteve të shkeljeve.

Masa e bllokimit të aktiviteti duket se është marrë edhe për disa struktura akomoduese, shtëpi apo dhoma plazhi, të padeklaruara.

Në vijim pritet të verifikohen mbi 16 mijë tatimpagues në të gjithë vendin. Ndërkohë Drejtoria e Hetimit Tatimor u bën thirrje bizneseve të respektojnë detyrimet ligjore, si dokumentimi i mallrave, lëshimi i kuponit, regjistrimi i punonjësve dhe afishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve të ofruara./SCAN

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas