Kronika

“Bixhozi pastron paratë e krimit”/ Artan Hoxha ka disa pyetje për Ramën




               Publikuar në : 22:04 - 17/10/18 |
mapo.al

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar nga studio e Repolitix në Report Tv, propozimin e kryeministrit Edi Rama, për mbylljen e basteve dhe kazinove.


Hoxha ka shtruar disa pyetje për kryeministrin, pas deklaratave të këtij të fundit, i cili ka deklaruar se bixhozi përdoret për pastrimin e parave të krimit.

Më tej gazetari është shprehur se është skeptik për aplikimin e këtij ligji, ndërsa hedh dyshimin se xhirot nga kompanitë e basteve, mund të jenë përdorur për fushata elektorale.

“Ato mund të kenë prova por i kanë në sirtar. A është e përfshirë bota e krimit? Nuk ka prova. Përderisa i ke provat pse nuk vepron ? Kush të pengon ? Këto operatorë mund të blejnë deputetët tashmë që jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Xhiro e deklaruar e pikave të basteve është 180 milion euro. Sa fushata mund të mbulohen me këto para ? Kjo është gjëja që më bën skeptik. Fillimisht u tha se do të ishin 200m larg shkollave dhe objekteve të kultit, ndërsa me kalimin e kohës u shtuan si kërpudhat”, tha Hoxha.


Etiketa: , ,

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. xhiro eshte tjeter, gje ndersafitimi eshte ajo qe marrin teresia e pronareve dhe punonjesve te tyre ne sallat e lojrave.
    Pjesa e fshehur e lojrave eshte fitimi me I madhe I tyre, prandaj ne perendim behet kontrolli elektronik.
    Kur te mbyllen do kalojne ne forma klandestine te organizuara vetem nga bota e krimit.
    Duhet te organizohen e te kontrollohen e trajtohen financiarisht si ne Perendim, duke menjanuar pasojat e demtimit nga vesi (varesia), dhe prania e njerezve te krimit.

    Përgjigju ↓
Pas