Kryesore, Politika

Biseda e përgjuar, LSI: Qeveria e drogës tentoi të blejë Strasburgun, Prokuroria të hetojë…

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të një audio-përgjimi mes ish kryetarit të KQZ, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku, ku këtij të fundit i kërkohet të ndihmojë qeverinë.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se qeveria e drogës tentoi të blejë Strasburgun, me qëllim për të bllokuar fitimin e të drejtës nga ana e qytetareve në lidhje me çështjet e pronave.



Sipas Vasilit, Prokuroria shqiptare duhet të fillojë hetimin e gjerë dhe të nxjerre ne shesh këtë aferë me përmasa gjigande.

Statusi i plotë i Vasilit: 

“Qeveria e droges tentoi te bleje Strasburgun,
Prokuroria te prangose shkaktaret.

Nje audiopergjim shume shume i rende nxjerr sheshit se si batakçinjte e qeverise tentuan te blejne edhe Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg,me qellimin per te bllokuar fitimin e te drejtes nga ana e qytetareve.

Keta te pacipe me ne krye te pacipin flasin e flasin per gjoja drejtesine e re.
Pra drejtesia e re me gjithe reformen ne drejtesi per batakçinjte e qeverise eshte blerja e drejtesise dhe vendosja e drejtesise se horrave.

Qeveria e droges dhe e drejtesise se horrave tentoi te bleje Strasburgun per te grabitur qytetaret shqiptare.
Kjo eshte vepra penale me e rende qe mund te kete konsumuar ndonje qeveri ndonje here.
Prokuroria shqiptare jo vetem duhet te filloje hetimin e gjere dhe te nxjerre ne shesh kete afere te ndyre me permasa gjigande,por ky duhet te kthehet ne procesin e shekullit per denimin shembullor te hajduterise shteterore te kthyer ne institucion.

Asgje nuk mund te falet ne kete poshtersi shteterore.
As prokuroria nuk do te falet,neqoftese do te tentoje tu shmanget pergjegjesive apo dhe te shmange nga pergjegjesia qeverine perpara kesaj afere gjigande ne dem te popullit shqiptar.
Sot eshte dita ku asgje mund te falet me kurre…”

PasPara

1 koment

  1. Hiqeni kete kokren e legenit nga gazetat se meroi dynjane, cojeni ne burg maskarain se shkateroi shendetesine se bashku me beqajn dhe tank bejne viktimen, hajdutet e bagdatit..

    ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas