Media

Bieta Sulo zbulon studion e emisionit të pasdites, dorën e fundit ja jep ‘mjeshtri’ Alban Dudushi

Ditën e sotme gazetarja e njohur Bieta Sulo ka publikuar disa foto nga përgatitjet e fundit për emisionin e pasdites që do prezantojë. Siç ka zbuluar, të hënën më datë 3 shtator do të nisë transmetimi i “Ftesë në 5” dhe sot janë realizuar provat gjenerale.

Përveçse ka zbuluar studion në të cilën do zhvillohet emisioni i më i ri i pasdites, Bieta ka treguar se ‘prekjen e fundit’ e ka bërë  bashkëshorti i saj Alban Dudushi. “Ai momenti kur vjen mjeshtri “on board” (në bord) për “il tocco finale” (prekjen finale)”,-ka shkruar ajo krahas fotove me moderatorin e njohur.

Kujtojmë që Sulo sapo ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen si anëtare jurie në ‘Top Talent’.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas