Bota

Bie numri i të huajve në Gjermani… ndërkohë rritet ai i të ardhurve nga Ballkani

Numri i përgjithshëm i të huajve në Gjermani ka rënë, por ndërkohë është rritur ai i të ardhurve nga Ballkani. Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, tregojnë shifra më të larta emigracioni në 2016-ten sesa vitin e kaluar.

Ndër të huajt e mbërritur në Gjermani, më të shumtë janë qytetarët që vijnë prej vendeve të Bashkimit Europian: 239.000 gjithsej. Ekonominë më të fuqishme të Europës e synojnë kryesisht qytetarët rumunë, polaket, kroatet dhe bullgaret.

Por 2017-ta ka sjelle edhe një rritje të ndjeshme të ballkanasve. Nga Kosova llogaritet të kenë shkuar në total 8000 vetë vitin e kaluar, ndërsa nga Shqipëria, nëse 2016 kishte shënuar një rënie të shqiptarëve që numëroheshin 26.000 vetë, në 2017-n ky numër u rrit me 1000 persona.



6000 kanë qenë emigrantët nga Serbia e po kaq edhe ata nga Maqedonia. Ndërkohë vihet re një tkurrje e ndjeshme e numrit të të ardhurve nga Siria, Afganistani dhe Irani.

Në fillim të tetorit, pas debateve disa mujore, ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile ligjeve të reja të emigracionit të cilat mbështeten në modelin kanadez e i japin prioritet arsimit, moshës dhe sigurisë financiare. Drafti i siguruar nga mediat vendase tregonte se do të jetë shumë më e vështirë tani për emigrantët e varfër e të paarsimuar që të emigrojnë në Gjermani./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas