Kronika

Bie nga soleta e katit të dytë, 8-vjeçari në gjendje të rëndë…






               Publikuar në : 16:02 - 06/06/18 |
mapo.al

Një 8-vjeçar ka rënë nga soleta e katit të dytë e shtëpisë së tij në Bejar të Mallakastrës dhe për pasojë ka marrë plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.


Fëmija është transportuar për në spitalin e qytetit të Fierit ku është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Informacion paraprak

Në datën 06.06.2018, rreth orës 15:00, në fshatin Bejar, Mallakastër, duke luajtur në taracën e shtëpisë dy katshe, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi G.N, 8 vjeç.

Fëmija i mitur është sjellë në Spitalin Rajonal Fier por për mjekim më të specializuar do dërgohet në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas