Kronika

Bie dënimi i përjetshëm ndaj Dajtit

dritan dajtiI dënuar me burg për jetë për vrasjen e 4 oficerëve të Policisë së Shtetit, Dritan Dajti do të gjykohet sërish në Shkallën e Parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Këtë vendim ka marrë Apeli i kësaj gjykate, që sipas tyre janë gjetur shkelje të rënda gjatë gjykimit të Dajtit, i cili akuzohet se është autori i masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës, ku ekzekutoi katër oficerë të skuadrës speciale operacionale.



Ky vendim është marrë nga trupa e gjyqtarëve me kryesuese, Saida Dollanin dhe anëtarë, Dhimitër Larën, Sokol Binajn, Nure Dreni dhe Sokol Ngresi, ky i fundit i deleguar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi mungonin gjykatësit.

Sipas Apelit gjatë gjykimit të Dritan Dajtit Shkallë të Parë, janë konstatuar shkelje të rënda të procedurës, ndaj në këto kushte, çështja është kthyer sërish për tu gjykuar nga e para, por me një tjetër pesëshe gjykatësish.

Në vendimin e datës 23 korrik të këtij viti Dajti u shpall fajtor për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, ndaj 4 punonjësve të policsë Fatos XHani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas