Aktualitet, Kryesore

Biçikletat pa stacion, Veliaj: Tirana, qyteti i parë në Ballkan me këtë sistem

Pas aksionit për gjelbërimin me 120 mijë pemë, Bashkia e Tiranës, sjell në qytet 4 mijë biçikleta Mobike të teknologjisë së fundit.

Biçikletat inteligjente do të përdoren nëpërmjet smartphoneve sipas kryebashkiakut Veliaj, është një risi që do të nxisë përdorimin masiv të biçikletës, e që do të sjellë ndryshim rrënjësor të mënyrës sesi do të lëvizin qytetarët në Tiranë.



“Siç Tirana sjell gjithmonë risi dhe ka qenë e para në nisma të tilla, me ardhjen e Mobike bëhemi qyteti i parë në Ballkan që fusim sistemin e biçikletave pa stacion. Pra, secili me celularin e vet, shkarkon aplikacionin dhe duke skanuar barkodin e biçikletës, mund ta përdorë atë. Gjatë kësaj jave do të bëjmë disa testime, kurse nisjen zyrtare e kemi në datën 8 Qershor. Për të gjithë ata që kanë pritur që teknologjia dhe mobiliteti të transformojnë Tiranën, ka ardhur dita. Ky është momenti ynë për të transformuar Tiranën me një celular dhe një biçikletë”, tha Veliaj.

Biçikletat Mobike do të përdoren duke shkarkuar aplikacionin me këtë emër dhe më pas ato bëhen të përdorueshme me një barcod. 4 mijë biçikletat do të mund të lëvizin në qytet duke filluar nga e shtuna e ardhshme.

 

PasPara

1 koment

  1. Cdo qytetar apo katunar qe blen nje makine duhet te kushtezohet te bleje nje biciklete, kush nuk e do bicikleten ta bleje te paguaje nje takse vjetore per bicikletat qe shkon per rruget e bicikletave ne qytet. Cdo program trajnimi per dhenje patente ngarje makine duhet te kete pjese te tij respektimin e biciklisteve si perdorues te rruges. Bile duhet te dalin ne rruge dhe te ushtrojne bicikleten per tu ndergjegjesuar se si te respektojne biciklistet kur te jene vete ne timon te makines, e kjo te jete pjese e patentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas