Aktualitet, Sociale

Betonizohet parku “Rinia” në Elbasan

Parku “Rinia” në qytetin e Elbasanit po i nënshtrohet një ndërhyrjeje tërësore nga ana e Bashkisë.

Prej një viti kanë nisur punimet, dhe pak muaj para përfundimit, duket sikur në këtë zonë mjaft të pëlqyer nga qytetarët e Elbasanit, ka rënë bomba.



Natyre çlodhëse dhe ajri i pastër ia kanë lënë vendin fadromave dhe makinerive të rënda, që tani për tani e kanë kthyer parkun “Rinia” një vend aspak të frekuetueshëm.

Në park ka marrë formë një platformë e madhe betoni, edhe pjesët që dikur ishin bar janë zhdukur, tani për tani kalojnë kamionët, ndërkohë më pas do të krijohet një rrjet rrugicash me gurë dhe beton.

Impakti i betonit në mjedis, sipas bashkisë është minimal dhe do shtohen hapësirat për aktivitete sportive dhe çlodhëse, por për ata që thuajse përditë kalojnë kohën e lirë në këtë park punimet e deritanishme nuk kanë lënë shije të mirë.

Parku “Rinia”, kryesori dhe më i madhi në Elbasan, është ndërtuar rreth viteve 70 dhe rikostruktuar në vitin 2002. Tani mbi këtë zonë po ndërhyhet përsëri dhe qytetarët janë me shpresë se gjërat do të ndryshojnë nga ajo që shohin për momentin, ku punimet kanë prekur mjaft pjesë të gjelbëra të parkut./tch

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas