Kryesore

Beteja e heshtur Tahiri-Veliaj, Kryemadhi: Rikandidimi i Veliajt, i pasigurtë…

Edhe pse nuk jemi në periudhë zgjedhore, kalkulimet për bashkinë e Tiranës kanë filluar. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, një njeri i sporvuar në përllogaritje votash kur bëhet fjalë për zgjedhje, jep një përgjigje interesante për situatën aktuale në Tiranë.

Ndryshe nga tre vite më parë, kur ujërat në PS nuk ishin trazuar e kur LSI-ja ishte aleatja më e thekur, në zgjedhjet e ardhshme lokale, situata ndryshon.



LSI-ja është pozicionuar në opozitë me PS-në dhe në anën tjëtër edhe vetë PS-ja e Tiranës nuk është ajo e para. Situata e mjergullt me Saimir Tahirin, ish-kryetarin e PS-së së Tiranës që solli mjaftueshëm vota në Kombinat ka reflektuar edhe në bazë.

Për Monika Kryemadhin votat e Tahirit nuk mund të konsiderohen më të sigurta për PS-në.

Në anën tjetër edhe armiku i heshtur Tahirit, Erion Veliaj, nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Kryeminsitri Edi Rama. Këtë informacion qoftë edhe në bazë, sa duket e ka marrë edhe Monika Kryemadhi.

“…Shifrat e LSI në Tiranë e përmbysin gjithçka. Janë 41 mijë votat e LSI në Tiranë janë 41 mijë vota të egra të LSI që janë vetëm për LSI. Në Tiranë PS ka votat e PS por duhet të llogarisim edhe votat e Saimir Tahirit. 70 për qind e bazës së PS është e pakënaqur. Sa për kandidatët unë them se Erion Veliaj duhet të marrë kandidimin në PS. Ai nuk e ka të sigurtë”, tha Kryemadhi dy ditë më parë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas