Kryesore, Media

Besi, Erioni dhe Olsi i rrëmbejnë “Portokallisë” një tjetër personazh

Ardit Gjebrea konfirmoi se së shpejti do të nisë emisioni “E diela Shqiptare”, së bashku me tre aktorët e humorit Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku. Ata do të nisin rubrikën “Be Caffe”, ku përreth 1 orë do të realizojnë skeçe humoristike si dhe do të ketë të ftuar personazhe nga bota e njohur e ekranit dhe showbizz-it.

Por djemtë, nuk qenka zhvendosur vetëm në televizionin “Klan”, pasi pjesë e skuadrës është edhe skenaristi historik i “Portokallisë”. Burime për “Revista Who” kanë konfirmuar se skenaristi Vangjel Kozma ka braktisur spektalin e humorit në “Top Channel” për t’u zhvendosur në televizionin “Klan”.



Ai është autori i shumë teksteve në “Portokalli” si dhe ka krijuar disa personazhe në këtë spektakël.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas