ShowBiz

Bes Kallaku i ftuar në dasmën VIP në Itali, me makinën Porsche dhe…

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i dasmës “VIP”, asaj mes prezantuesit ledion Liço dhe trashëgimtares së Top Medias, Sara Hoxha, dasmë e cila do të bëhet jashtë Shqipërisë, në qytetin e Komos, në Itali.

Ndërsa janë mësuar disa nga emrat e të ftuarave në këtë dasmë, vetëm pak minuta më parë është zbuluar se edhe mes të ftuarave është edhe aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku. Në fakt Besi e ka zbuluar veten nëpërmjet dy fotografive të publikuara në profilin e tij në rrjetet sociale.



Në këto foto, Besi shfaqet si kurrë me parë: i veshur shik, me pantallona të zeza, këmishë të bardhë dhe me papjon të zi.  “Spo gjej dot i kokerr hudher ne te gjithe Italine”, shkruan me shaka aktori, që në duket se ka zbarkuar në vendin e dasmës me një supermakinë.

Ndërsa në një fotografi tjetër aktori shkruan: “Foto e fundit pa hudher”.

Duhet theksuar se Besi në këtë dasmë shfaqet pa gruan e tij, Xhensila Myrtezaj, pasi ajo ska pak kohë që ka lindur dhe udhëtimi për në Itali dhe prania në një dasmë do të ishte shumë jo komod për një grua me një fëmijë të porsalindur.

ImageImage

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas