Bota

Berlusconi: Italianët po ndihen si hebrenjtë kur u shfaq Hitleri

“Njerëzit ndihen si hebrenjtë kur sapo u shfaq Hitleri”.

Silvio Berlusconi ka lëshuar një tjetër sulm tepër të ashpër ndaj Lëvizjes së 5 Yjeve.



Kur nuk ka kaluar ende 24 orë nga mbyllja përfundimtare e bisedimeve mes 5 Yjeve dhe qendrës së djathtë, udhëheqësi i Forza Italias e ka ende inatin me njerëzit e Grillos, pas sulmit të ditëve të kaluara.

“Në Itali po ndodh diçka vërtet e rrezikshme – tha Berlusconi nga “palco a Porzus” në Friuli ku në shkurt të 1945 u vranë 17 partizanë. – Një ditë më parë pyeta disa njerëz të cilët po i ndihmoja: “Si ndiheni përballë sjelljes së këtij grupimi politik, të kësja lëvizjeje që nuk mund të cilësohet si një parti demokratike?” Mu përgjigjën se ndihen si hebrenjtë kur u shfaq fillimisht Hitleri”.

Sipas ish-kryeministrit italian këto ditë është kryer “refuzimi i 4,5 milionë qytëtarëve që votuan demokratikisht dhe kjo nuk mund të ndodhë në një shtet të lirë” – shtoi ai.

“Mendoj se bëra mirë që u riktheva në fushë për të mbrojtur vendin përballë një rreziku të madh që po avancon” – tha Berlusconi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas