Bota

Berlin, Merkel: Një Turqi e qëndrueshme në interes të Gjermanisë

Një Turqi e qëndrueshme, e begatë dhe demokratike është në interesin e Gjermanisë, tha Ulrike Demmer, zëdhënësja e kancelares Angela Merkel.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference të rregullt për median në Berlin, zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer nuk konfirmoi ose mohoi lajmet e fundit të medias që pretendonin se Gjermania mund të ndihmojë Turqinë për parandalimin e krizës financiare.



“Qeveria federale po ndjek nga afër zhvillimet në Turqi. Një Turqi e qëndrueshme, e begatë dhe demokratike është në interesin tonë”, tha Demmer.

Disa media elektronike europiane njoftuan të martën se Gjermania po shqyrton mënyrat për të ndihmuar Turqinë dhe pohuan se opsionet përfshinin një ndihmë të koordinuar europiane, ndihmë bilaterale ose kredi specifike për projekte nga bankat zhvillimore të kontrolluara nga shteti.

Javën e kaluar, zëdhënësja e qeverisë gjermane pohoi se Berlini momentalisht nuk parashikon ndihmë financiare bilaterale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas