Politika

Berisha takon Zaev në Crans Montana. Së shpejti linjë hekurudhore mes dy vendeve

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë Forumit të Crans Montana, është takuar me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berisha.

Ish-kreu i qeverisë tha se në këtë takim ka marrë një lajm shumë të mirë, pasi qeveria maqedonase ka hapur tenderin për ndërtimin e rrjetit hekurudhor që do lidhë Shqipërinë me Maqedoninë.



Postimi i Berishës në Facebook:

Në Forumin e Crans Montana në një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev duke diskutuar për zhvillimet në dy vendet tona.

Shfrytëzova rastin të uroj kryeministrin për vendimet e tij të rëndësishme për vendin e tij dhe rajonin.

Pata kënaqësi për njoftimin që kryeministri me dha për tenderin që qeveria e tij ka hapur për ndërtimin e segmentit të hekurudhës që lidh dy rrjetet tona hekurudhore. Takimi ishte i hapur!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas