Kryesore

Berisha sërish në krye të PD? Ja ç’mendon Neritan Ceka… dhe një krahasim me rastin e Italisë






               Publikuar në : 18:59 - 24/03/18 |
mapo.al

Ish-anëtari i Partisë Demokratike, Neritan Ceka ka komentuar situatën e krijuar brenda kësaj force politike pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, Ceka thotë se me rëndësi për ringritjen e Partisë Demokratike është mbledhja e të gjithë forcave.


I pyetur nëse rikthimi i Sali Berishës do të ringrinte PD-në, Ceka thotë se, sipas tij një lëvizje e tillë nuk duhet të ndodhë, pasi rrezikon që kjo partia të rrëzohet edhe më poshtë.

Për këtë ai ka përmendur edhe rastin e zgjedhjeve në Itali, duke bërë një krahasim me rikthimin e Berlusconit.

“Është a-historike kjo nuk ndodh. Unë e kam përshëndetur dorëheqjen e Berishës si një akt qytetar. Rikthimi i tij mund të jetë i rrezikshëm.

Është një lloj modeli “Berlusconi” dhe sa herë që kthehet lideri për të rikandiduar në zgjedhje, ai humbet.

Kjo mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Ndaj nuk e mendoj këtë si zgjidhje”,- u shpreh Neritan Ceka./BW/


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas