Kryesore

Berisha: Rama është dakord për ndarjen e Kosovës, trojet shqiptare në rrezik






               Publikuar në : 12:25 - 10/08/18 |
mapo.al

Ish-kryeministi Sali Berisha ka reaguar pas opinionit te bere nga ish-kryeministri i Suedise, Carl Bildt, teksa ka treguar mes te tjerash se Edi Rama eshte i hapur per idene e Aleksander Vucic per ceshtjen e kufijve.


Postimi i Berishes 

Ish kryeministri i Suedise Karl Bild denoncon:

Jorgo Kristaq Zografi i Dyte dakord me Vuçiç per ndarjen e Kosoves!

Te dashur miq, ish kryeministri i Suedise Karl Bild deklaron se Edvin Kristaq Rama, te cilin mediat rendom e therrasin prej kohesh Jorgo Kristaq Zografi i dyte, ka rene dakord me Aleksander Vuçiç dhe argatet e tij albanofob ne Prishtine per ndarjen e Kosoves!

Kete denoncim ish kryeministri i Suedise dhe njeri prej njohesve me te shkelqyer te Ballkanit, i cili e ben kete ne nje editorial qe ka publikuar ne gazeten amerikane Washington Post me titull: “Ballkanizimi i metejshem i Ballkanit, nje recete katastrofe”! Ne kete editorial Bild shkruan se: “Ne nje takim qe kishte me Edi Ramen ai ishte i hapur per kete ide te Vuçiç”, pra te ndarjes se Kosoves dhe dorezimit Serbise te territorit mbi Iber te Republikes se Kosoves!

Te dashur miq, sot trojet shqiptare, per shkak te kapitullimit te Jorgo Kristaq Zografit te dyte dhe argateve te Beogradit ne Prishtine jane ne prag te nje coptimi te dyte por kesaj rradhe jo nga fuqite e medha por nga shqiptaret albanofob qe aktualisht jane nje rrezik i jashtezakonshem per kombin shqiptar!


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas