Aktualitet

Berisha paralajmëron bojkot: PD nuk do futet në asnjë zgjedhje me Ramën

Ish-kreu i opozitës Sali Berisha deklaron se opozita pavarësisht problemeve të saj, është përballur në mënyrën më të jashtëzakonshme me qeverinë. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Berisha deklaroi se PD nuk do të futet në zgjedhje me Edi Ramën. “Këtë ditë opozita do ta shndërrojë në ditë historike dhe mosbindja civile do përfshijë mbarë vendin për t’u kthyer shqiptarëve shpresën dhe besimin te ligji. Të gjitha llojet e formave janë mbi 50 manuale. E ka djegur mandatin e vet Rama. Opozita është deklaruar për mosbindje civile. Nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Për mendimin tim, ky është mendimi im. PD nuk duhet të futet në asnjë palë zgjedhje ”, tha Berisha.

Sa i takon Lulzim Bashës, lideri historik i PD Sali Berisha komentoi se: “E drejta e çdo njeriu për të mësuar nga gabimet është e patjetërsueshme. Në diktaturë Hoxha mendonte se në këtë trekëndëshin këtu ma thotë kjo mendja ime ka naftë. Shkonin atje shponin nuk gjenin naftë dhe i shkonin në plumb. Ne i përkasim atij brezi që bëjmë gabime. Për të rinjtë? Çdo njeri nxjerr mësime nga gabimet që bën. Unë besoj që opozita do të ngrihet në lartësinë e këtij kushtrimi”



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas