Aktualitet

Berisha: Një pjesë e të ardhurave nga lotaria kombëtare të kalojnë për talentet

Një pjesë e të ardhurave nga lotaria kombëtare do të shkojnë për talentet, për të mbështetur sportet dhe të sëmurët me neoplezi. Kjo është kërkesë e kryeministrit Berisha, të cilën e bëri dje gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë ku u miratua vendimi “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të garës, të dokumenteve standarde dhe strukturës së Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare.”

Vendimi në fjalë, citohet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, është hartuar pas një konsulence të gjerë, serioze e mbi standarde europiane, me ekspertë të Shoqatës Europiane të Lotarisë Kombëtare dhe të Shoqatës Botërore të Lotarisë. Ai përcakton kriteret dhe standardet më të larta në vlerësimin e aplikimeve për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, në përputhje me standardet për ushtrimin e lojërave të fatit, të përcaktuara nga Shoqata Botërore e Lotarisë dhe Shoqata Europiane e Lotarisë.



 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas