Kryesore

Berisha mesazh Xhafës: Rama nuk po mbron Gonin dhe ty, por po mbron Olsin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, i cili sot deklaroi se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi penale dhe morale për vëllanë e tij.

Në një koment në Facebook, Berisha shprehet se me këto qëndrime, kryeministri Edi Rama nuk mbrojti Ministrin e Brendshëm dhe as vëllanë Agron Xhafaj.



Sipas Berishës, Edi Rama po mbron veten dhe vëllanë e tij, Olsi Rama duke nënkuptuar se dhe kryeministri dhe të afërmit e tij janë përfshirë në abuzime.

O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!

Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre!Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozites.

Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.

Me kete rast dua ti them Fatziut te droges se Rama nuk mashtroi per ty as dhe per Geronin tend por per Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krreje shume shpejte nga karriget tuaja qe qendrojne mbi krimin dhe drogen! sb”,- shkruan Berisha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *