Kryesore

Berisha kundër kampeve në Shqipëri: Strehimi i xhihadistëve do ishte vetëvrasje

Duke komentuar debatin për kampin e refugjatëve, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një intervistë për Ora News se pranimi do të ishte një vetëvrasje për Shqipërinë dhe do ta kthente vendin pëllëmbë e krim.

Dedaj: Zt.Berisha ju keni deklaruar se kryeministri Edi Rama në shkëmbim të çeljes së negociatave, do jetë pro pritjes së refugjatëve. Ju jeni kundër një kampi refugjatësh?



Berisha: Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-terroristë të ISIS që janë valët e fundit të refugjatëve, Shqipëria bën një vetëvrasje dhe Shqipëria bëhet gurë e krim e pëllëmbë e krim. Shqipëria po eksporton krim nga mëngjesi deri në darkë në mbarë Evropën dhe vendi i vetëm në Evropë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Së dyti, si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre është mbajtur në familje shqiptare. Pa pyet prej tyre kush është i gatshëm të mbajë? 

Terroristë të ISIS të lidhur me ta? Asnjë them unë! Vetëm rrethi i Kukësit ka mbajtur 150 mijë qytetarë të Kosovës. Çfarë ishin vëllezërit tanë? Qëndruan tre muaj dhe u larguan. Brenda një jave janë larguar mbi 800 mijë shqiptarë nga Shqipëria në Kosovë. Kanë ngelur gjithsej 600 vetë tek një kamp atje tek pishinat që kishin probleme të tjera që nuk ktheheshin. Të krahasosh terroristët e ISIS me refugjatët e Kosovës do të thotë të jesh si Edi Rama që je i gatshëm të ndëshkosh me çdo çmim vendin tënd për karrigen tënde.

Të pretendosh të marrësh 600 mijë, e shndërron Otranton me qindra mjete skafesh që po vijnë edhe këto ditë në Shqipëri në varrezën më të madhe të Mesdheut në kohëra. I bëj thirrje qeverisë italiane që mos pranojë një nismë të tillë se në mënyrë absolute të gjithë ata me skafe do të vërshojnë drejt Italisë.

 I bëj thirrje vendeve perëndimore, Komisionit Evropian të mos pranojnë ofertën e Edi Ramës sepse aq sa realizoi armët kimike do të mund të realizojë këtë. Ne nuk jemi kundër emigrantëve. Ne nuk jemi për të mos ndihmuar njerëzit në nevojë. Por jemi se kjo do të ishte një barbari e vërtetë për emigrantët në Tiranë. Edi Rama e bën këtë vetëm e vetëm për të marrë një “PO” për hapjen e negociatave pa kushte. Por Shqipëria nuk ka asnjë kusht të vërtetë për hapjen e negociatave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas