Kryesore

Berisha ironizon Ramën dhe nxjerr shifrat: Plasi puna! Aferim more Edvin aferim…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas deklaratave të tij për hapjen e 10 mijë vendeve pune.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se punësimet e Ramës brenda vendit janë imagjinare, pasi 10 mijë shqiptarë të punësuar ka vetëm në emigrim.



Ndërkohë ish-kreu i qeverisë ka dhënë dhe të disa statistika se ku janë punësuar shqiptarët në Evropë.

Postimi i Berishës:

Plasi puna!?

Ja dhe 10 mijë vendet e punës që krijoi Piktori dështak në 4 muaj!

Të dashur miq, Noriega deklaron se në katër muajt që kaluan ka punësuar 10,000 shqiptarë!?!?

Unë e di se ju nuk e besoni pasi ai në çdo fjalë nxjerr rrena taze, por kësaj here ai tha të vërtetën dhe konkretisht ja vendet ku i punësoi 10 mijë vetë në 4 muaj:

-7400 u punësuan refugjatë në Francë. Shqipëria këtë vit zë vendin e parë në botë për punësimin refugjat në Francë të qytetarëve të saj!

-2000 u punësuan refugjatë në Gjermani!

-1500 u punësuan në Mbretërinë e Bashkuar

-800 u punësuan në Vendet e Ulta

-700 në Suedi dhe Norvegji dhe

-2000 të tjerë në SHBA, Kanada, Katar etj.

Pra miq, mund themi më të madhe: Sihariq se plasi puna!! Dhe kur plasin të mirat hapua derën!

Piktori dështak jo që nuk gënjeu, por nga frika se ju nuk do ta besoni foli vetëm për një pjesë të shqiptarëve të punësuar si refugjatë katër muajt e parë të këtij viti!

Ndaj dhe së bashku le t’i themi: Aferim more Edvin aferim, puna jote s’ka mbarim, s’ka mbarim! sb

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas