Politika

Berisha: Heton djalin e deputetit të Krujës për përdhunim, kërcënohet me jetë polici

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bërë publik një tjetër denoncim të policit dixhital.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, deputeti demokrat shkruan se një oficer policie është kërcënuar me jetë pasi po heton djalin e deputetit të Krujës, Ramazan Rraja, për përdhunimin e një vajze.



Mesazhi”

“Përshëndetje Doktor. Unë që po ju shkruaj jam punonjës i Komisariatit nr. 6. Z. Sali Berisha sot mësova sa vlen lëkura e një oficeri policie, sot rreth ore 18:00 është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr. 6, Oficeri i Policisë Gjyqesore në komisariatin e Krujës, Emiljano Nuhu, ku ka kallëzuar shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja. Këta shtetas kanë kanosur me jetë oficerin Emiljano Nuhu, ky oficer ka qenë duke hetuar dosjen penale në ngarkim të djalit të deputetit të Krujës, Rraman Rraja për përdhunim të shtetases Xhesila Maloku. Oficeri i Policisë është kërcënuar me jetë nga njerëzit e deputetit të Krujës. Kërcënimin e ka bërë Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja, duke i thënë oficerit që ‘po na hetove ne, do të zhdukim ty dhe familjen tënde’.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas