Politika

Berisha: ‘Forca e krimit’ godet përsëri në Shkodër

Ish-kryeministri Berisha, ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vrasjen e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ndërsa ironizon operacionin “Forca e Ligjit” duke e quajtur “Forca e krimit” Berisha shkruan se pas krimit maskat u larguan për në mbledhjen e organizatës Rilindja.



“Operacioni “forca e krimit” godet perseri ne Shkoder! Maskat ekzekutojne ne mes te tregut te qytetit nje biznismen dhe plagosin rende nje tjeter . Maskat largohen per ne mbledhjen e organizates kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bushatin per te degjuar porosite e Kallam Deshtakut per konkurrencen me kallashnikov”, -shkruan Berisha.

Fatos Verracaku mbeti sot i vrarë në një atentat me armë zjarri në mes të qytetit në Shkodër, ndërsa miku i tij, Fatmir Mehaj mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas