Kultura

Berisha dhe Basha nderojnë Mid’hat Frashërin




               Publikuar në : 12:00 - 14/11/18 |
mapo.al

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë vlerësuar përmbushjen e amanetit të Mid’hat Frashërit, që eshtrat e tij të prehen në Shqipëri pranë vëllezërve Frashëri, në parkun e Madh të Tiranës.


Berisha thotë se Mid’hat Frashëri sakrifikoi çdo gjë për Shqipërinë kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës.

“Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë. Bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, bëri thirrje të shpalljes së pavarësisë. Një studiues apasionant i madh i gjuhës dhe kollos i veprave. Promotor i luftës së shqiptarëve për liri dhe bashkimit të tyre në këtë luftë.

Por pavarësisht se në tërësi historia nuk ka qenë e drejtë për Mid’hat Frashërin, ai sot vjen dhe pushon në gjirin e dheut të tij për të cilin sakrifikoi gjithçka. Ata që urdhëruan eleminimin e tij fizik kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë së kombit shqiptar, është fjala direkt për Enver Hoxhën. Nderim të madh këtij burri të shquar të kombit tonë“, u shpreh Berisha.

Edhe Lulzim Basha theksoi se kjo është një ditët e rralla kur të gjithë janë krenar.

“Është një nga ditët e rralla që qëndrojmë përpara një aktmorti me një sens krenarie. Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh, patrioti të rrallë që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë, do të prehen sipas amanetit të tij. Dua të falenderoj të gjitha ata që e bënë këtë të mundur. Një shembull që duhet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë”, tha kryedemokrati Basha.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas