Kryesore, Politika

Berisha: Dekorimi i atentatorit të Azem Hajdarit, hakmarrje politike

“Te dashur miq, urdheri i Edi Rames per dekorimin pas vdekjes te Gafur Mazerekut, njeriut qe i shtyre nga pushteti i atehershem, duke shfrytezuar nje zenke si pretekst shkrehu ne parlament bresheri plumbash mbi liderin e dhjetorit Azem Hajdari, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje vendi te lire”, kështu e nis reagimin e tij sh-kryeminstri Sali Berisha, të bërë publik në rrjetin social Facebook.

Berisha shkruan se “me kete vendim Edi Rama deshmon urrejtjen aterore ndaj tribunit te lirise per pushtetin e humbur te eterve te tij”.



“Ky akt kriminal, me te cilin Edivin Kristaq Rama shperblen dhe nderon njeriun qe merite te vetme ka krimin e shemtuar te derdhjes se bresherive te plumbave ne parlament mbi Prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e Partise Demokratike dhe pluralizmit politik, perben nje hakmarrje te qarte politike primitive e cila kerkon shpagim”, përfundon ai.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas