Politika

Berisha: Atentat qeveritar ndaj Çanit!

sali berishaIsh-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në rrjetin social Facebook, në lidhje me atentatin që i është bërë gazetarit Artur Çani.

“Të dashur miq – shkruan Berisha – mediat njoftojnë se mbrëmë gazetarit Artur Çani iu organizua një atentat tek dera e pallatit të tij. Çani është i njohur per hetimet e tij, dokumentat, faktet e paraqitura në emisionin e tij “Ajsberg” në News 24 për lidhjet e zyrtareve më të lartë me krimin si në rastin e pedofilit të Koço Kokëdhimës, bandës së tritolit të Partisë për të cilen Policia në nivelet më të larta nuk pranonte të merreshin dëshmitë e Gjokonës, vrasjes se Santos, tenderave të majmë të qeveritarëve”.



Për ish-kryeministrin Berisha, “qeveritaret mbrëmë e derguan një selam me ndonjë Kostandin të tyre”.

“Po rikujtoj këtu se Telnis Skuqit kokën e gjelit tek dera e shtëpisë ja dërgoi Saimir Tahiri nëpërmjet Kostandin Xhuvanit pasi dështoi ta blinte denoncimin e rrjetit të trafikut të serezit të tij me 20 mijë euro që ja ofrojë me një ndrikull pupulake në mediat shqiptare”, shkruan Berish në Facebook.

Gjithashu Berisha ka ironizuar edhe fjalët e thënga nga Rama dhe Tahiri.

“Thuhet se Rama, pas dështimit të atentatit, i ka telefonuar Çanit dhe i ka thënë: “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër si Santo”. Kurse Tahiri i ka thënë egzakt të njëjtat fjalë që i ka thënë Telnisit pasi i hodhi koken e gjelit: “Jam i gatshëm për çdo ndihmë që të keni nevojë (pasi nuk të hoqëm qafe)”.

“Të dashur qytetarë, ky është një terror policor i paparë i Edi Rames ndaj mediave që guxojnë të ngrenë zërin dhe të denoncojnë atë si kreun e meduzes dhe kupolën në krye të qeverisjes së shtetit policor. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shtetit policor, ju bëj thirrje qytetarve të largojmë me protesta të fuqishme sa më parë nga pushteti, këtë klikë të lidhur kokë e këmbë me krimin, si rruga e vetme e shpëtimit të vendit prej saj!!”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas