Kryesore

Berberi i Edi Ramës: Më tha do të të bëj reklamë, mund të kishte lënë bakshish më të majmë




               Publikuar në : 18:52 - 20/08/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama postoi në “Facebook” pak ditë më parë një video ku shfaqej te berberi.


Por kush është berberi në fjalë? Ai është Aleksandër Hodaj, 17 vjeç.

I njohur ndryshe si berber Sandri, ai merr përsipër me kioskën e tij të vogël t’i përgjigjet tërë Dhërmisë, pasi është e vetmja berberanë në të.

I pyetur nga gazetarja e ABC News se prej sa vitesh e ushtron profesionin e tij, Hodaj tha: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Ai u shpreh për gazetaren se me kryeministrin bisedoi rreth shkollës, moshës, dhe se ai e kishte përgëzuar për faktin që punonte në një moshë të vogël.

I pyetur për shumën që kishte ofruar kryeministri për shërbimin, Hodaj preferoi të mos e komentonte. Megjithatë, ai tha se bakshishi i lënë mund të kishte qenë edhe më i majmë.

17-vjeçari tregoi për gazetaren se Rama i kishte thënë se me hedhjen e videos në “Facebook” do t’i bënte reklamë.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas