Kryesore

Berat: Vrau ish-kryetarin e fshatit, pendohet në gjykatë

Gjykata e Rrethit të Beratit lë në burg Fatmir Cenajn.

58-vjeçari akuzohet se qëlloi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, ish-kryetarin e fshatit Rehovë, Jonuz Banaj, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.



Kryesuesja e trupit gjykues Lutfije Celaj, në seancën e zhvilluar paraditen e sotme, e cilësoi si të ligjshëm arrestimin e të akuzuarit dhe caktoi masën e “arrestit me burg” për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

I akuzuari, raporton Ora News, ka shprehur pendim gjatë seancës së masës së sigurisë dhe në gjendje tepër të rëndë psikologjike ka kërkuar falje.

Vrasja ndodhi më 3 prill 2018 në fshatin Rehovë të Poliçanit.

Shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç qëlloi me automatik për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit Jonuz Banaj.

Ky i fundit u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Autori u arrestua në pak kohë pasi ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas