Kryesore, Rajoni

Beogradi: Në Shqipëri s’i njohin serbët

Aleksandar Çotriç“Shqipëria është ndoshta i vetmi shtet europian i cili nuk ka ligj për pakica kombëtare dhe për këtë arsye serbët në këtë shet nuk njihet si minoritet”.

Kështu ka thënë anëtari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për diasporën dhe serbët në rajon Aleksandar Çotriç, i cili ka qëndruar në Shqipëri, raporton B92.



“Kjo është pamundësi shkollimi në gjuhën amtare, kjo është pamundësi në informimi, kjo është pamundësi për bashkëpunim institucional me shtetin amë marrë para sysh se ky ligj do të mundësonte që Serbia e Shqipëria të arrijnë marrëveshjen për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare “, thotë Çotriç.

Sipas fjalëve të tij, problemet janë të tilla sa që autoritetet shqiptare, e kanë ndaluar edhe kursin për gjuhën serbe që para pesë vitesh mbahej në Fier.

“Vizita jonë ka pasur për qëllim, që pasi u takuam, me ministren e arsimit, të zgjidhet ky problem, që pas mësimit të rregullt në Fier, të lejohet kursi në gjuhën serbe dhe të lejohet grumbullimi i nxënësve”, tha Çotricc i cili si problem e ka shtuar edhe, siç ka thënë ai, çështjen e kthimit të emrave serbë pasi ata ishin të ndaluar në kohën e Enver Hoxhës.

Ai ka thënë se ndryshimi emrave ka kushtuar nga 1000 euro e tani s’ka më pagesë, por emrin mund ta ndryshojë vetëm ai që është 19 vjeç. /Koha/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas