KMR

Bën selfie me gruan e sapo aksidentuar nga treni, ndalohet nga policia

Një djalë i ri bën selfie, ndërkohë që urgjenca po i vjen në ndihmë një gruaje të aksidentuar nga një tren.

Ngjarja ndodhi më 26 maj në stacionin e trenit të Piacenza-s, Itali dhe u dokumentua nga një foto e gazetarit Giorgio Lambri, publikuar nga e përditshmja ‘Liberta’.



Djali u ndalua nga Polfer, policia e hekurudhës italiane, dhe u detyrua, jo pa protesta, të fshijë fotot nga telefoni.

I riu u ‘kap mat’ nga gazetari gjatë kohës që me një dorë bënte selfie-n dhe me dorën tjetër bënte shenjën e “V” të fitores para forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Polfer-i po bën ekspertimin e pozicionit të tij, por nuk duket se mund të gjenden akte penale në të.

Dinamika e aksidentit është duke u shqyrtuar nga hetuesit.

Gruaja, një kanadeze që kishte zbritur nga ana e gabuar, mbase nga një problem i dyerve të trenit, ka ngecur nën vagon.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas