Bota

Belgjikë, italiani dhe partneri i tij dhunohen nga fqinjët homofobë

“Na rrahën sepse jemi homoseksual. Tom dhe unë u sulmuan, ishte brutale”.

Kjo është ankesa e karikaturistit italian Mauro Padovani, që jeton në Ghent, Belgjikë. Ai ka shpjeguar se bashkë me partnerin e tij, Tom Freeman janë dhunuar nga fqinjët të cilët në të kaluarën kanë pasur qëndrime agresive homofobike.



Në Facebook fotografitë që dëshmojnë për rrahjen, tregojnë prerjet, plagët dhe fytyrat e përgjakura pasi janë goditur edhe me një shkop bejsbolli.

Ndërkohë policia belge ka arrestuar tashmë të dyshuarit, dy fqinjët që jetojnë në apartamentin sipër Padovanit dhe bashkëshortin e saj Tomas. Sipas rindërtimit të skemës së ngjarjes nga mediat lokale, gruaja ishte e para që sulmoi çiftin gej dhe burri i saj u bashkua më pas. Nga fyerjet debati midis të katërve, pastaj degjeneroi në goditje.

Agresioni kundër çiftit zgjaste prej një kohe të gjatë, me ankesa të shumta në polici nga Tom dhe Mauro. Pavarësisht se ata kishin paraqitur disa ankesa, s’kishin marrë ndonjëherë vëmendjen nga policia. “Çifti ndihej i braktisur nga policia,” shkruan gazeta lokale Hln.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas