Sport

Befason Ricciardo, lë ‘Red Bullin’ në fund të 2018-s

Daniel Ricciardo nuk do të drejtojë makinën Red Bull në Botërorin e Formula 1 të vitit të ardhshëm.

Piloti australian vendosi të largohet nga skuderia austriake në fund të këtij sezoni, lajm që u zyrtarizua nga vetë drejtuesit e Red Bull të cilët më parë kishin marrë edhe pohimin e vetë Daniel Ricciardos.



“E respektojmë zgjedhjen e Ricciardos dhe i urojmë më të mirën për të ardhmen, – tha Christian Horner, – tani do të vlerësojmë të gjitha opsionet për të gjetur pilotin e duhur për ta vënë përkrah Verstappen në vitin 2019”.

Lajmi për largimin e Ricciardos nga Red Bull ishte si një rrufe në qiell të hapur për këtë skuderi që erdhi pikërisht pas fillimit të pushimeve të ‘Formula 1’ dhe në një moment ku nga çasti në çast pritej rinovimi i kontratës së australianit me skuadrën e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas