ShowBiz

Bebe Rexha, krenare për origjinën: Ka diçka në gjakun shqiptar

Bebe Rexha e nisi karrierën si një person që shkruante këngë për të tjerët, si për shembull Rihanna-n derisa më në fund tentoi vetë dhe ia doli të shkëlqente.

BBC i ka kushtuar së fundmi një artikull ku flet për të gjithë karrierën e saj si nisi, vazhdimësinë, vështirësitë me të cilat këngëtarja është përballur për të arritur famën që ka sot.



Edhe pse ka pasur një rrugë të vështirë drejt suksesit, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj dhe vazhdoi për 10 vite me radhë të trokiste në dyert e ndryshme për të marrë atë që meritonte.

“Kam trokitur në shumë dyer derisa duart e mia u bënë si dhe blu… Derisa u gjakosën”.

“Ka diçka në ujin e shqiptarëve. Ne jemi të fortë, jemi të ndërtuar si kuajt dhe ne mund të përballojmë çdo gjë”, thotë Bebe Rexha plotë krenari për shqiptarët.

BBC shkruan se, babai i Bebes, Flamuri ka emigruar drejt SHBA-ve kur ishte 21 vjeç dhe ka punuar punë të përkohshme që të mbante familjen.

“Mami dhe babi kanë punuar me të vërtetë shumë dhe asnjëherë nuk më kanë lënë të kuptoj se nuk kishim para”, ka treguar këngëtarja duke zbuluar fillimisht se muzika paragjykohej në atë kohë e shopesh babai i saj e quante atë “karrierën e djallit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas