Kryesore, Rajoni

BE- Serbisë: O me ne, ose me Rusinë!

Serbian President Nikolic weclomes Russian President Putin outside Serbia Palace building in BelgradeSerbia është një aleate e ngushtë e Rusisë, por vendi ballkanik kërkon që të anëtarësohet në BE.

Sipas Spiegel, tani Brukseli po kërkon nga Serbia një pozicionim të qartë sa i përket krizës në Ukrainë.



Kështu, Komisioneri për Fqinjësinë, Johannes Hahn ka deklaruar për të përditshmen serbe Novosti se statusi i kandidatit për në BE i Serbisë nënkupton se ata duhet të angazhohen pro sanksioneve ndaj Moskës.

Deri më tani Serbia kishte refuzuar që të përkrahte sanksionet, duke shpresuar edhe tek fakti që do mund të rriste eksportet e saj drejt Rusisë.

Në të vërtetë, mediat po raportojnë për një tension në rritje mes Berlinit dhe Beogradit në lidhje me rolin që po luan Serbia përkundrejt Rusisë.

Së fundmi është raportuar se Berlini është i shqetësuar për doktrinën e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj Ballkanit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas