Rajoni

BE kërcënon Kosovën: Tërhiqe vendimin për rritjen e taksës ndaj Serbisë







               Publikuar në : 20:03 - 21/11/18 |
mapo.al

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksën në 100 përqind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja.


Përmes një deklarate për media, ajo tha se ky vendim është shkelje e Marrëveshjes për Tregti të Lirë – CEFTA-s dhe Marrëveshjes për Stabilizim Asocim.

“Vendimi i sotëm nga Qeveria e Kosovës për të rritur taksën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në 100 përqind është qartazi shkelje e Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA) dhe shpirtit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Kjo e përkeqëson situatën pas taksës fillestare prej 10 përqind. Qeveria e Kosovës duhet të tërheqë menjëherë këto vendime”, tha Mogherini përmes një deklarate për media.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së mbajtur të mërkurën vendosi që ta rrisë taksën ndaj importeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja nga 10 sa ishte më herët në 100 për qind. Ky vendim ka nxitur reagime në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas