Ekonomi

BE-ja paralajmëron për tarifat amerikane ndaj makinave, “të pajustifikuara”

BE paralajmëron se vendosja e tarifave  ndaj makinave do të rrezikonte ekonominë amerikane.

Në letrën e dërguar për Deparatamentin amerikan të strategjisë, Bashkimi Europian i cilëson si “ të pajustifikuara”  tarfifat e vendosura nga pala amerikane.



Presidenti Donald Trump vendosi taksën prej 20% për importet e makinave evropiane dhe shkak për këtë përmendi  pasigurinë.  Nuk është ende e qartë se për cfarë shqetësimesh bëhet fjalë.  Në letrën e BE-së u përmendën disa arsye përse kjo tarifë nuk duhej vënë, pasi rëndon edhe ekonominë amerikane.

Së pari “ në vitin 2017, kompanitë europiane më bazë në Amerikë prodhuan 2.9 miljon makina, të cilat përbënin 26% të prodhimit të brendshëm amerikan dhe  ishin të pozicionuara  mirë në tregjet e SHBA-së.

Industria evropiane e makinave në SHBA, mbështe rreth 120 mijë vende pune në fakrikat e hapura në rajonin jugor dhe vendosja e taksës do e dëmtonte shumë ekoniminë e rajonit që njihen si mbështetës të mirë të presidentit Trump. /mapo.al/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas