Aktualitet

BE-ja negocion me vendet afrikane për të ndërtuar qendrat e refugjatëve

Bashkimi Europian do të fillojë negociatat me vendet e Afrikës për të parë nëse ato janë në gjendje të presin të ashtuquajturat “platforma rajonale zbarkimi” në territorin e tyre, deklaroi sot për median gjermane një komisioner i BE-së.

Zyrtari gjerman, Guenther Oettinger, që është komisioneri europian për Buxhetin, dekalroi për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se “një marrëveshje e BE-së për të ngritur këto qendra kërkon një marrëveshje partneriteti me vendet në Afrikën e Veriut, që kanë dalje në Mesdhe apo në rajonin e Sahelit”.



“Kjo është ajo që duhet të negociojmë tani”, shtoi ai duke sugjeruar se për këto qendra mund të përdoren gjashtë miliardë euro nga buxheti i BE-së.

Gazeta raporton se Libia, Malia, Nigeri dhe Nigaria shihen si kandidatët më të mirë nga komisioni, ndonëse Ottinger nuk përmendi asnjë emër.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit sapo ka marrë presidencën e radhës së BE-së, deklaroi dje se “është e rëndësishme që çdo vend i BE-së të përdorë lidhjet e tij me vendet afrikane për të gjetur një zgjidhje për çështjen e azilantëve në Europë”.

Ai specifikisht përmendi lidhjen mes Italisë dhe Libisë, si dhe Spanjës me Marokun.

Deri tani asnjë qeveri e Afrikës së Veriut nuk ka shprehur dëshirën për të pritur këto struktura, madje shumë vende, përfshirë Egjiptin, Libinë dhe Marokun e kanë kundërshtuar këtë ide.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas