Sport

Bazeli, gati t’u rrëmbejë para syve trajnerin rivalëve të Shqipërisë

Shqipëria luan pas pak më shumë se një muaji ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përballë Izraelit dhe ka një avantazh jo të vogël në krahasim me kundërshtarin, pasi izaraelitët nuk kanë ende një plan gati, pasi nuk kanë trajner. Gjithçka është në vendnumëro me Marcel Koler, edhe pse ka pasur bisedime intensive më këtë të fundit, pasi zviceranin e tërheq ideja të kthehet në vendlindje të marrë drejtimin e Bazelit.

Ky i fundit ka shkarkuar trajnerin Rafael Viki gjatë javës së kaluar dhe është në kërkim të një tekniku të ri. Sipas mediave zvicerane, gjatë javës është zhvilluar një takim i fshehtë me Koler, i cili ka qenë gati që të diskutonte mundësinë e drejtimit në kampionatin zviceran, pavarësisht interesimit izraelit.



Kësisoj, gjithçka është e hapur dhe në ditët në vijim, nuk është çudi që Izraeli të fillojë nga e para kërkimin për trajner, nëse Koler do të vendosë përfundimisht të kthehet në Zvicër pas eksperiencës në stolin e Austrisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas