Sport

Bayern ul çmimin e Boateng, PSG është gati të futet në lojë…

Ka mbetur vetëm një javë deri në mbylljen e merkatos dhe goditje të rëndësishme ende mund të bëhen. PSG vazhdon të insistojë për një qendërmbrojtës, të cilin e ka evidentuar në profilin e Jerome Boateng.

Shtatlarti i përfaqësueses së Gjermanisë duket se, nuk bën më pjesë në planet e Bayern Mynih dhe nuk është rastësi disponibiliteti i bavarezëve për tu afruar në balancat kërkesë-ofertë me parisienët.



Bayern ka bërë të qartë se është gati të ulet deri në 30 milionë euro për të shitur Jerome Boateng.

Sipas Kicker kjo lëvizje i jep rrugë të lirë PSG për të firmosur me mbrojtësin, që do të ishte një forcë e madhe për repartin e prapavijës së Tuchel, që Boateng e ka një njohje të vjetër të Bundesligës.

Bayern përmes presidentit Hoenes kishte bërë të ditur se shpresonin shumë që Boateng të qendronte akoma në Allianz Arena, por lëvizja e fundit nuk lë vend për dyshime: koha e mbrojtësit në Mynih ka përfunduar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas