Sport

Bayern- Lewandowskit: Na sill 200 milionë euro dhe ik

Raportet mes Bayernit të Mynihut dhe Robert Lewandowskit duket se janë të pandreqshme.

Klubi gjerman nuk e ka pritur mirë faktin që polaku ndërroi agjent, i cili e konsideron të mbyllur aventurën e futbollistit te kampionët e Gjermanisë që nga ana e tyre nuk kanë aspak ndërmend që të hyjnë në negociata për të.



“Nëse agjenti i Lewandowskit nuk sjell në zyrat tona një ofertë prej 200 milionë Eurosh, nuk do t’i përgjigjemi asnjë telefonate”, ishte mesazhi i dhënë nga klubi bavarez në drejtim të agjentit të Lewandowskit, Pino Zahavi dhe që u publikua nga e përditshmja “Bild”.

Lewandowski ka me Bayernin e Mynihuit një kontratë deri në vitin 2021, por ai prej kohësh është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit me spanjollët që janë gati të ofrojnë deri në 120 milionë Euro.

Por së fundmi edhe Juventus ka shfaqur interesin për sulmuesin e përfaqësueses polake. zonja e Vjetër duket se është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Higuain që mendohet se do të largohet nga Torino dhe Lewandowski është zgjedhja ideale.

Po kështu në garë për sulmuesin polak të Bayernit të Mynihut duket se kanë hyrë edhe Manchester United, Chelsea e Paris Saint Germain.

Por në këtë garë, ai që ka një avantazh sipas Cadena Ser është pikërisht Reali i Madridit, pasi është destinacioni i preferuar i vetë futbollistit.

I transferuar te Bayerni i Mynihut në vitin 2014, Lewandowski e mbylli sezonin 2017/18 me 41 gola e 5 asist në 48 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet me një mesatare prej 1 gol çdo 92 minuta.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas