Sport

Basti unik i presidentit të Romës me Klajvert: 10 gola për një Lambo




               Publikuar në : 18:54 - 21/08/18 |
mapo.al

Xhastin Klajvert ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve të Romës, të cilët mendojnë se tani kanë në radhët e ekipit të tyre një lojtar i cili në të ardhmen do të jetë një nga yjet e futbollit botëror. Por ai që është entuziazmuar më shumë nga futbollisti është vetë presidenti i klubit italian, Xhejms Palota.


Ky i fundit, pasi e ka parë në veprim në SHBA gjatë turneut të fazës përgatitore, mësohet se i ka bërë një premtim shumë unik. “Nëse shënon 10 gola, do të të dhuroj një makinë”, ishin asokohe fjalët e presidentit.

Me të qeshur, ai i premtoi një Mercedes djaloshit të ri, por pastaj i entuziazmuar edhe më shumë nga gatishmëria e lojtarit për t’u bërë protagonist i këtij basti, vendosi që si “shpërblim të vinte një Lamborghini e re.

Xhastin Klajvert luan si mesfushor ofensiv në krah dhe duke parë moshën e re, nuk do të jetë e lehtë që të shënojë 10 gola në këtë sezon në Serinë A. Gjithsesi, futbollisti ka pranuar me kënaqësi sfidën, me shpresën që të thyejë që këtë edicion rekordin e rij prej 12 gola në 44 ndeshje të shtrira në dy edicione me Ajaksin.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas