Dikur, Kryesore

Basorelievi i rrallë i Gjergj Kastriotit në fasadën kryesore të kështjellës në Pulja

Nga Artan Shkreli

Per shekuj Skenderbeu u rendit sipas rastit qofte mes “kondotiereve” te koherave, me Pirron e Hanibalin, qofte mes kohanikeve qe ndryshuan rrjedhat e historise si Huniadi a Karli V. Ne kete kuptim nje basoreliev kersheror i Gjergj Kastriotit gjendet ne fasaden kryesore te keshtjelles se bukur ne Corigliano d’Otranto te Puljes – ne ate toke ku ende sot fliten idiomat e vjetra griko e arbresh (pasqyrim i kolonizimeve te njepasnjeshmemesapo-helene apo bizanto-arberore).
Keshtjelle e shek XIII, qe u rifortifikua me kulla rrethore ne shek XVI per tu mbrojtur ndaj turqve otomane, pesoi nje shekull me pas edhe nje nderhyrje estetizuese ne vitin 1667 kur u pajis me nje sere skulpturash te personazheve te rendesishem qe evokonin historine ne gjithe dimensionet e saj. Mes tyre Skenderbeu, qe ndodhet ne serine e krahut te djathte te fasades se keshtjelles mes dy burrave qe nderruan fatet e njerezimit, konkretisht mes Tirmurlengut dhe Kristofor Kolombit; i pari, prijes qe zuri rob sulltan Muratin I, e qe thuajse gjunjezoi Kinen po te mos qe per vdekjen e tij te papritur ne fillim te shek XV; dhe i dyti, eksploratori me i madh i koherave ne fund te po atij shekulli. E ne mes te qindvjeteshit, Gjergji yne, qe shkaktoi me rezistencen e tij vonesen historike te Perandorise Osmane ne kulmin e agresiviteit te saj, duke i dhene mundesi sistemit difensiv te Rilindjes te persoste fortifikimet rrethore e kendngushta kunder topave te zjarrit osman.



 

<
>
38484140_2093105854096034_4871549922295414784_n 38438009_2093106760762610_9033261919452004352_n 38461409_2093109990762287_5382573119812665344_n 38500099_2093105814096038_3903130514688573440_n 38518045_2093107547429198_7429732585250488320_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas