Bota

Baskët duan Pavarësi, zinxhir njerëzor 200 km të gjatë

Mbi 175 mijë persona në rajonin bask të Spanjës, formuan një zinxhir njerëzor 200 km të gjatë të dielën, duke kërkuar një referendum për pavarësinë.

Zinxhiri shtrihej për 201.9 km, nga San Sebastian deri në Victoria Garteiz, kryeqendrën e komunitetit autonom bask.



Gjithçka ishte organizuar nga grupi “Në duart tona”, dhe manifestimi ishte konceptuar si një thirrje paqësore drejtuar qeverisë spanjolle për të lejuar mbajtjen e një referendumi.

Ngjashëm me situatën në Katalonjë, qeveria spanjolle ka deklaruar se çdo referendum do të ishte i paligjshëm. Neni 2 i kushtetutës spanjolle flet për unitetin e pandryshueshëm të kombit spanjoll, dhe një përpjekje për mbajtjen e referendumit për pavarësi në Katalonjë, vitin e shkuar, u pasua nga një reagim i ashpër i qeverisë qendrore, e cila mori në duar kontrollin e rajonit.

Ish-kryeministri Mariano Rahoi, që më herët është kritikuar për mënyrën se si e menaxhoi krizën katalane, u rrëzua nga posti pas një mocioni mosbesimi në parlament më 1 qershor.

Mocioni i iniciuar nga lideri socialist Pedro Sanchez, u mbështet nga deputetët baskë dhe katalanë. Tani kryeministër, Sanchez ka lënë të kuptohet se do të donte të amendonte kushtetutën për t’i garantuar rajoneve autonome më shumë fuqi.

Ai nuk ka folur për një ndarje të plotë por është deklaruar në favor të një qasjeje më federale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas