Kryesore, Mapo Letrare

Bashkim Shehu: Bëri katarsis, ja përse po botoj një libër për Liri Belishovën

I ftuar nga Departamenti i Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit në Universitetin Europian të Tiranës, ku mbajti një cikël leksionesh të hapura me studentët e UET, shkrimtari Bashkim Shehu bëri një bashkëbisedim me pedagogen e komunikimit dr. Irena Myzeqari.

Ai komentoi edhe librin e tij të pritshëm për Liri Belishovën, projekt i UET Press.



I pyetur se përse zgjodhi Liri Belishovën, ai tha: “Pse e zgjodha? Shiko ajo ka një jetë interesante, fatkeqësisht interesante. Interesante për shkak të fatkeqësive edhe të tragjedive; një vajzë e re, shumë e re, përqafoi idealet e komunizmit në një kohë kur të rinjtë, përgjithësisht në Europë kishin këtë lloj ideali. Pastaj vjen në pushtet dhe pëson një goditje të rëndë së bashku me burrin e saj Nako Spiron, i cili vetëvritet e shpallet tradhtar e armik, e ajo për rrjedhojë shihet si e tillë gjithashtu. Mbas një kohe të shkurtër Nako Spiro rehabilitohet edhe Liri Belishova rehabilitohet, duke u ngjitur sërish në majat e pushtetit, një nga njerëzit më të pushtetshëm që mund të numëroheshin me gishta. Nuk kalon shumë, 12 vjet dhe prapë pëson një goditje por kjo është përfundimtare. Prapë shpallet armike dhe është absurde se si u godit ajo; goditja kaloi edhe mbi familjen, burrin e saj të dytë dhe një nga vëllezërit e saj i kam pasur në burg dhe ata u dënuan rëndë, 20 i shoqi, 25 i vëllai, ndërsa ajo vetë kaloi 30 vite në internim me fëmijë të vegjël. Për më tepër pati edhe drama të mëdha familjare, vdekjen e vajzës. Jeta e saj është një jetë ku u përthyen tragjeditë e kohës, u nis nga një idealizëm i madh dhe pastaj ai pushtet që doli nga ato ideale, u zvetënua e ra mbi të”.

“Veç kësaj, është fakti i të qenit grua sepse është një botë burrash; pushtetin e mbajnë burrat, gratë janë të shtypura dhe janë të diskriminuara, jo vetëm këtu por edhe në vendet më të zhvilluara. Imagjinoni një vend me tradita patriarkale si Shqipëria dhe një vend ku pushteti totalitar kërkon egërsi, ashpërsi të mëdha, natyrisht aty janë burrat që sundojnë dhe është një vend jo i mirë për gratë. Ajo ka qenë e vetmja grua që ka patur një farë peshe në atë kohë që në moshë shumë të re, 22 vjeçe. Edhe diçka tjetër që më ngjall interes te Liri Belishova është se ajo ka bërë katarsis, ka qenë shumë e kthjellët për të gjykuar sistemin, vetveten si pjesë e atij sistemi dhe e atij pushteti. Mund të them se ajo dhe Bedri Spahiu kanë bërë katarsis. Që kur e kam takuar në ‘91, pak muaj pasi dola nga burgu dhe Liria kishte një vit që ishte kthyer nga internimi, m’u duk shumë e kthjellët në gjykimin e atij sistemi. Në atë kohë kishte pak njerëz me atë kthjelltësi”.

“Libri bazohet në dokumente arkivore por edhe në biseda që kam pasur me Liri Belishovën. Dëshmitarë nuk ka, ose pothuajse nuk ka, d.m.th. mund të ketë ndonjë familjar por njerëz të tjerë që kanë qenë me të në kohën që ajo ka qenë në pushtet, ata kanë vdekur ose janë njerëz që kanë një qëndrim tjetër që nuk do t’u pëlqente ky libër dhe që nuk mund të bisedohet me ta. Kështu që kryesisht do të bazohet në biseda me të edhe në dokumente. Megjithatë do të bëj një përpjekje mos gjej ndonjë njeri që e ka njohur në kohë të ndryshme”.

Iniciativa e UET: Lektorium / Guest Lecturer, Bashkim Shehu i ftuar për 5 javë në një cikël leksionesh të hapura në UET

PasPara

2 komente

  1. PERSHENDETJE .SAKTE ESHTE E VERTET QE BURRAT MUND EDHE NUK MUND TE BEJNE DICKA TE SUKSESSHME POR GJITHMONE DUHET VARTESIA E PALEVE BASHKSHORTOR .POR FATKEQESISHT DISAVE MUND TI NDODH TE KUNDERT ,POR NUK DUHET TE VAREMI NGA NJE FRE NDRYDHJE FENATISEM .DHE MENTALITET TE NDRYSHME ,IDE TE NDRYSHME ,RRADHESIA VJEN NGA NJE BASHKPUNIM PALESH .ATEHERE NUK MUND TE KEMI THASHATHEME ME BO DICKA TE KENDSHME APO TE PAKENDSHME ,DUHET SAKTESISHT DIALEKTI I PER BASHKET ‘NE QOFTESE MUND TE NDODH DICKA BUKUR AP KEQ SPEKTE

  2. PERSHENDETJE .SAKTE ESHTE E VERTET QE BURRAT MUND EDHE NUK MUND TE BEJNE DICKA TE SUKSESSHME POR GJITHMONE DUHET VARTESIA E PALEVE BASHKSHORTOR .POR FATKEQESISHT DISAVE MUND TI NDODH TE KUNDERT ,POR NUK DUHET TE VAREMI NGA NJE FRE NDRYDHJE FENATISEM .DHE MENTALITET TE NDRYSHME ,IDE TE NDRYSHME ,RRADHESIA VJEN NGA NJE BASHKPUNIM PALESH .ATEHERE NUK MUND TE KEMI THASHATHEME ME BO DICKA TE KENDSHME APO TE PAKENDSHME ,DUHET SAKTESISHT DIALEKTI I PER BASHKET ‘NE QOFTESE MUND TE NDODH DICKA BUKUR APO KEQ SPEKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas