Kryesore, Mapo Letrare

Bashkim Shehu: Bashkëpunimi me UET, nga leksione të hapura deri te botimi i një libri mbi Liri Belishovën

Shkrimtari dhe publicisti Bashkim Shehu, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” foli edhe për ftesën që kishte marrë edhe nga Universiteti Europian i Tiranës për një cikël liksionesh prej 5 javësh që i zhvilloi me studentë të Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike gjatë muajve Prill-Maj.

Cikli i këtyre leksioneve përbëhej nga pesë tema, për t’u zhvilluar në dhjetë orë leksionesh. Tema e përgjithshme është ajo e raporteve ndërmjet letërsisë moderne dhe filozofisë, pra ka një natyrë transversale, e cila sipas Shehut nuk bazohet në përvojën tij si shkrimtar, por në atë si lexues.



Sa i përket krijimtarisë së tij, shkrimtari zbulon se është duke punuar për një roman të ri dhe po bashkëpunon me UET Press për të sjellë një biografi të Liri Belishovës, e cila është ndarë nga jeta pak kohë më parë. Një biografi e cila siç zbulon Bashkim Shehu do të përfundojë më 2019-n  dhe është bazuar jo vetëm në të dhënat arkivore, por edhe bisedat që shkrimtari ka bërë me Belishovën, të cilën e cilëson si të vetmen që bëri katarsis brenda kupolës komuniste.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas