fbpx

Kryesore

Bashkim Kombëtar deri në 2025-ën: Rama shpalos projektin Kosovë-Shqipëri





               Publikuar në : 11:12 - 26/11/18 |
mapo.al

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka prezantuar idenë e një projekti për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025.


Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave. Duke u ndalur tek marrëveshjet mes dy vendeve, Rama tha se brenda 6-mujorit të vitit të ardhshëm do të ketë 0 taksa në doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa 100% taksa në veri, pra në kufirin Kosovë-Serbi.



Ai e konsideroi vendimin e fundit të Kosovës për produktet serbe një reagim politik të drejtë, të ardhur pas veprimeve të palës serbe për pengimin e anëtarësimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare.


Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës se “qenësia e normalizuar e Kosovës është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”.

“Për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, me regjim demokratik, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, theksoi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë-shtete dhe nuk njeh gjysmë-njerëz”, duke nënvizuar se “prandaj jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj”.

“Interpoli ishte shfaqje dekurajuese për shfaqjen e partnerëve potencialë në rajon”, shtoi Rama.

http://www.mapo.al/what-the-cfare-e-nervozoi-ramen-kur-po-fliste-per-kosoven/


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas