LAJMEKALENDARI / REZULTATE
Aktualitet, Kryesore

Bashkim Dedja kalon “sitën” e vetingut, kreu i Gjykatës Kushtetuese konfirmohet në detyrë

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, është rikonfirmuar në detyrë pas vendimit të marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilira dhe Xhensila Pine.



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e 8 qershorit tha se Dedja ishte shfaqur bashkëpunues gjatë llogaridhënies me e-mail, në të cilën gjyqtari me karrierë 25-vjeçare kishte barrën e provës.

Duke evidentuar lidhjet e pastra të kryegjyqtarit kushtetues, si edhe aftësitë profesionale, komisionerja Xhensila Pine qëndroi gjatë tek pasuritë e tij, kreditë dhe kontratat e borxheve me të afërmit.

Gjyqtari kushtetues rezulton me një banesë në kryeqytet dhe një kredi prej 120 mijë euro. Por, si e dyshimtë u prezantua huaja prej 25 mijë eurosh e marrë prej tij tek dy familjarë. Në një kontratë, kunati i tij i ka dhënë 10 mijë euro borxh përmes një deklarate të firmosur gjatë kohës që ishte jashtë vendit. Deklarata e këtij borxhi më pas është korrigjuar dhe ka si huadhënës babain e kunatit.

Por, avokati Maks Haxhia nuk e shikon si problematike, pasi, sipas tij, ky moment është saktësim dokumentash. Në kontratën tjetër, i vëllai i ka dhënë një borxh prej 15 mijë eurosh, në të njëjtën kohë kur vetë ai kishte marrë një kredi prej 40 mijë eurosh.

Episodi tjetër ku u ndal Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ka lidhje me një apartament në Golem, që i përket vëllait të Dedjes. Por, komisioni pyeti se përse kontrata e energjisë elektrike rezulton në emër të Bashkim Dedjes.

PasPara

1 koment

  1. O zgjyrat e vetingut, po pse ata per 20 milion lek te vjetra i perjashtuat kurse Bashkim Dedjen per me shume e falet??!! Se jeni te korruptuar edhe vete. Ne rastin e Bashkimit ju ka korruptuar qeveria me ndonje ambasador. Sepse Dedja u fal jo se ishte i paster, nje hale njesoj me te tjeret eshte edhe ai. Por sepse si kryetar i gjykates kushtetuese la ne fuqi ligjin per vetingun me urdher te qeverise dhe amabsadave dhe si shperblim ju fal posti i kryetarit te gj. kushtetuese nga vetingu. Pra u fal nga Edi Rama jo nga vetingu. Y zgjyrat e vetingut. E cfare besimi do ken njerzit te ju kur per bashkim dedjen ju urdheron qeveria ta falni, kurse per Llallen keni marre para. Vetingu eshte korruptuar per vehte e do luftoka korrupsionin. Plehrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE