Aktualitet, Kryesore

Protesta/ Lëndohen policët bashkiakë, Veliaj poston fotot

Sot në kryeqytet tre efektivë të policisë bashkiake, janë lënduar gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, zhvilluar përpara bashkisë së Tiranës, në të cilën nuk munguan tensionet, përplasjet fizike, hedhjet e shashkave dhe flakadanëve.

Bashkia njoftoi se, nga përplasja kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake, të cilët kanë marrë ndihmën e parë brenda ambienteve të bashkisë, e më pas në Spitalin e Traumës.



“Deri më tani, janë tre punonjës të Policisë Bashkiake që kanë marrë dëmtime me mjete të forta dhe që janë dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spital”,- bën të ditur Bashkia Tiranë.

Gjatë protestës, shoqëruar me thirrje drejtuar Veliajt dhe me deklarata se, “nuk i lëshojmë gjallë banesat”, ku kanë investuar mundin e jetës, protestuesit pas hedhjes së flakadanëve me ngjyrë blu dhe shashkave drejt efektivëve të policisë, janë afruar dhe kanë nisur përplasjen fizike, duke tentuar që të thyejnë perimetrin mbrojtës dhe të futeshin brenda godinës së Bashkisë së Tiranës.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, bënë të ditur se ashtu si edhe në rastin e këndit të lojërave te Parku i Madh i Liqenit, edhe te Unaza e Madhe puna do mundë dhunën.

Mirenjohje te thelle policeve bashkiake per qytetarine perballe partise se dhunes, hurit e zjarrit!

Sherim te shpejte 3 oficereve te plagosur!
Si tek Lodrat, Sheshi & Pazari, puna do e munde dhunen, dhe qyteti do triumfoje mbi barbarine!
Ta harrojne, Tirana nuk ndalet me!”,- shkruan Veliaj në Tëitter ku ka postuar edhe disa foto të policëve që janë dëmtuar.policet
0c692dfc-0fe3-4b55-b0fb-40bca4fc019a09ae4834-3c16-4024-a227-961bbac37e3ff6bba4ff-7c77-40ac-a78e-30562a8c6b3910f04bed-bf69-42e1-9633-5cb14081295e

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas